Gjilan, kapen rreth 400 kg duhan në një automjet me targa të Serbisë
03.05.2024 18:57
Në kuadër të luftës për parandalim dhe luftimin e kontrabandës...

Në kuadër të luftës për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 390 kilogramë duhan në Gjilan.
Sasia e duhanit të konfiskuar është gjetur dje rreth orës 17:20 në Gjilan, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë.
Me këtë rast janë kapur 240 kilogramë cigare të paketuara llojit Marlboro dhe 150 kilogramë cigare Dunhill.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për kontrabandë me mallra, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.
