Maqedoni
Moti në Maqedoninë e Veriut
04.05.2024 12:08
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu...

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.
Të dielën dhe të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Ditën e martë do të ketë dukuri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla.
Nën ndikimin e një valë të re me lagështi, e mërkura dhe e enjtja do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokale në formë stuhie.
