Botë

Ulutash, KFOR-i i gatshëm të parandalojë sfidat e eskalimit

04.05.2024 15:22

Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it...

Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, ka deklaruar komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash.
 
I pyetur nëse ekziston vërtet rrezik që Serbia të tentoj ta pushtojë Kosovën, gjenerali Ulutash thekson se KFOR-i është i fokusuar në misionin e tij afatgjatë të bazuar në një mandat të qartë të OKB-së dhe ka kapacitet të përballet me të gjtiha sfidat.
 
“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. Ne jemi të përkushtuar në parandalimin e çfardo rreziku të eskalimit. KFOR-i ka resurse të mira dhe është i krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thotë komandanti i KFOR-it në një intervistë për portalin në gjihën serbe Kosovo-Online.
 
Njëherti ka saktësuar se KFOR-i vazhdon të veprojë si përgjigje e tretë e sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë.
 
Që nga maji i vitit të kaluar, KFRO ka dislokuar 1,000 trupa shtesë në Kosovë, duke rritur praninë e KFOR-it në veri të Kosovës si dhe ka trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë vijën kufitare. 
 
FLORIJE BELULI