Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Pendarovski me aktivitete fetare për pashkët
04.05.2024 16:16
Me rastin e festës ortodokse të Pashkëve kandidati për president i koalicionit...

Me rastin e festës ortodokse të Pashkëve kandidati për president i koalicionit “Për ardhmëri evropiane i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski ka vizituar disa objetet fetare ku njëheri në kishën në lagjen Lisiçe e Epërme ai dha disa donacione në ushqim për qytetarët në nevojë.
Me rastin e shënimit të 121 vjetorit të vdekjes së Goce Delcevit Pendarovski poashtu vendosi disa lule të freskta pran varrit të tij. Pendarovski në zgjedhjet e 7 - ta presidenciale kërkon besimin e qytetarëve për të fituar mandatin e dytë presidencial, i cili sipas tij, vota e dhënë për ta dhe koalicionit të LSDM-së është votë e cila garanton të ardhmen e sigurt europiane dhe jetë më të mirë për të gjithë.
“Ne duhet ta përmirësojmë rezulatin zgjedhor të 24 prrilit në mënyrë drastike, sepse unë e di se shumë prej jush vlerësojnë se më 8 maj, zgjidhen dy ciklët zgjedhore dhe me drejt thonë se 24 prilli ishe parapërgaditje, ndërsa më 8 maj përfundimisht merret vendimi. Dhe kjo është ashtu”, u shpreh kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.
Zdhedhejt parlamentare 2024, LSDM në Koçan
Të gjithë qytetarët më 8 maj të dalin dhe votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe të japin mbështetje masovike duke rrethuar numrin e koalicionit të LSDM-së, sepse në këtë mënyrë garantohet e ardhmja e sigurt europiane. Tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në tubimin e mbrëmshëm në qytetin e Koçanit. Kovaçevski tha se LSDM ka pranuar ndëshkimin e qytetarëve më 24 prill.
U përbetua se nuk do të përësëriten gabimet e të kaluarës dhe u shpjegoi qytetarëve se vota e dhënë për VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e 8 majit, është votë për kthimin e vendit në të kaluarën e errët dhe stagnim.
“Nëse një parti e djathtë si VMRO-DPMNE merr shumë pushtet, do të thotë fundi i perspektivës sonë evropiane, sepse do ta vonojnë pafundësisht integrimin evropian, sepse nuk kanë plan dhe nuk janë konsistent në arritjen e qëllimeve strategjike të shtetit, na duhet një e ardhme evropiane, pa u kthyer 20 vjet pas në të shkuarën e hidhur", theksoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Bartësja e listës në njësinë e tretë zgjedhore të LSDM-së Sanja Lukarevska u tha qytetarëve se më 8 maj, vetëm ata përmes fuqisë së votës së tyre, vendosin se në çilin vend do të jetojmë të gjithë. Në dorën e tyre është anëtarësimi i vendit në BE, të mos lejojnë që të largohet vendi nga rruga euro-atlantike, çdo altarnativë tjetër, është humbëse dhe katastrofale për RMV-n, u tha Lukarevska qytetarëve.
"Më 8 maj, vetëm ju, me fuqinë e votës suaj, vendosni se në ç'vend do të jetojmë të gjithë, ju ftoj në një përgjigje masive ndaj zgjedhjeve të dyfishta, të merrni pjesë aktive në krijimin e së ardhmes tuaj, sepse në demokraci zakonisht votat e atyre që nuk dalin për të votuar e përcaktojnë fituesin”, u shpreh Sanja Lukarevska, bartës i listës në nj.z. 3 - LSDM.
Në tubimin e mbrëmshëm në Koçanë, LSDM prezantoi edhe kandidatët tjerë për deputetë në njësin e tretë zgjedhore. Kovaçevski kritikoi bashkëpartiakët e tij të dikurshëm që kanë kontribuar, siç tha ai, për ta dobësuar LSDM-në, duke menduar këtu për kryetarin e partisë “E Di” e Maksim Dimitrevski.
U zotua se po që se fiton besimin e qytetarëve në këto zgjedhje dhe LSDM-ja arrin të formojë përbërjen e re qeveritare, me shumë kujdesë do të përzgjedhen kuadrot e reja që do të udhëheqin me institucionet dhe do të punojë fuqishëm për të bërë ndryshimin e nevojshëm partiak, për të mos i zhëgynjer votuest tha Kovaçevski duke premtuar se do të përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve dhe se do të luftojë krimin dhe korrupsionin.
REXHEP QAMILI
