Maqedoni
Zgjedhjet 2024, fronti evropian në malësinë e Tetovës
04.05.2024 16:34
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti ,në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore...

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti ,në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për zgjedhore parlamentare ka qëndruar edhe në malësinë e Tetovës. Nga Shipkovica, Ahmeti theksoi se ndryshimi i Kushtetutës nuk i tjetërson maqedonasit dhe se gjitmonë kanë qenë përkrahje për çështjet për të cilat kanë pasur shqetësim.Kusht pas 8 majit do jetë vettingu, sepse nuk do të falim askënd tha Ahmeti.
Nga Bogovina e Tetovës,Ahmeti porositi se këto nuk janë zgjedhje por janë referendum,andaj bëri thirrje për mobilizim për votën e 8 majit .Shpëtimi për ne është anëtarësimi në BE, këtu është zhvillimi dhe përparimi, forcohet paqja dhe stabiliteti dhe tregu. Tha se kanë bërë investim kombëtarë duke ndërtuar institucionet për 22 vite që janë në pushtet.
“Stabiliteti bëhet me fitimtarin,nuk bëhet me ato që kanë ambicie për pushtet .Nuk janë djem të këqij,vëllezër I keni ,lutni të gjithë ata që nuk na kanë votuar me 24 prill,thirrni të gjithë”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kandidati për Deputet Talat Xhaferi në pres konferencë tha se nevoitet mbështetje e madhe për të vazhduar politikën proevropiane të RMV-së për të mirën e shtetit dhe brezave të ri.Kreyeministri për të gjithë i paraparë në Programin politik, do të kujdeset që të vazhdojmë pikat e qëndrimeve të sigurisë dhe politikës së jashtme të unifikuar sipas Natos dhe me BE-në, për të parandaluar ndikimin Rus në RMV dhe për të mbajtur partneritetin dhe dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët munden ,dinë dhe kanë potencial të madhe dhe janë të gatshëm për një kryeministër për të gjithë tha Xhaferi.
Kryeministëri do të praktikojë qeverisje të mirë me trasparencë ,pjesmarrje ,efikasitet,përgjegjshmëri,llogaridhënie,barazi,consensus dhe kohezion dhe do të kujdeset për sundimin e Ligjit dhe të së drejtës dhe do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Dëshmuam se përgjegjësinë për udhëheqjen e shteti e mbajmë në mënyrë të barabartë duke qenë shembull I pjekurisë dhe respektit të ndërsjelltë ,dëshmuam se mund të qeverisim me përgjegjësi në mbarë vendin ,në të gjitha rrethanat dhe me të gjithë qytetarët .Janë vlera që i kultivojmë që nga pavarsia e shtetit”, theksoi kandidati për deputet nga "Fronti Evropian", Talat Xhaferi.
Në panel diskutimin në teme "Nacionalizmi përjashtues në shtetet multietnike" kandidatja për deputet Arta Bilalli,porositi se nuk duhet të lejojmë që të shfrytëzohet fushata për të helmuar të tjerët ,gje që po ndodh me nacionalizimin nga partia e cila kërkon domin në Kuvend me 61 deputet.
“Të arriturat të cilat i gëzojmë sot si popull në RMV ne shqiptarët por edhe diverziteti multietnik ,kohezioni multietnik të cilin e kemi arritur ,unë jam e mendimit se duhet dhe gjatë fushatës ,edhe pas fushatës ne ta proklamojmë”, u shpreh kandidate për deputet nga "Fronti Evropian", Arta Bilalli.
Me këtë rast Bilalli tha se e kanë borxh që popullin ta shërbejnë me vlera të mirfillta dhe jo me urrejtje dhe nacionalizëm qe po u shërbehet së fundmi në fushatë.
FLORIJE BELULI
