Maqedoni
VLEN, vazhdon fushatën dhe promovimin e programit
04.05.2024 16:52
Kualicioni Vlen vazhdon fushatën.Bartësi i lsitës në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti...

Kualicioni Vlen vazhdon fushatën.Bartësi i lsitës në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti bëri të ditur se gjatë ditës së sotme do të vizitojë vendbanimet e komunës së Sarajit, në Lisiçe dhe vendbanime tjera. Mexhiti njëherit apeloi deri te anëtarët e vendvotimeve që të kenë kujdes me respektimin e ligjit, që të mos përsëritet rasti i likovës ku gjykata konstatoi se ka pasur shkelje.
“Do të kemi takime edhe me strukturat tona që ta mbrojmë votën sepse e shohim se këto ditë pat edhe vendim nga gjykata administrative që konstatoi vjedhjen që ndodhi në Likovë, ku do të shfrytëzoj rastin të them se gjith ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit”, u shpreh bartësi i listës në njësinë 1 nga VLEN, Izet Mexhiti.
Kualicioni VLEN pjesë të programit të sajë e ka edhe votimin e diasporës ka deklaruar kandidatja për deputete në njësinë e dytë zgjedhore Merita Koxhaxhiku.
“Modeli i Bullgarisë është më i përshtatshëm për ne. Në secilin qytet ku paraqiten 80 e më tepër votues ambasada jonë në atë vend do ta organizojë votimin. Të tjerëve të ju krijohet mundësia e votimit përmes pozitës fizike dhe elektronike”, theksoi kandiatja për deputete në njësinë 2 nga Kualicioni VLEN, Merita Kollçi Koxhaxhiku.
Tekstet shkollore janë një nga problematikat që na tanojnë me vite dhe që kërkojnë zgjidhje thot kandidatja për deputete në njësinë e gjashtë zgjedhore Saranda Imeri Stafai.
“Lëndët e gjuhës, letërsisë, historisë gjeografisë, e të tjera që lidhen me shoqërinë dhe kulturën në veçanti duhet të përdorin tekste dhe kolikula të njëjta me Shqipërinë dhe Ksoovën. do të propozojmë krijimin e një instituti të përbashkët me këto dy shtete për përpunimin e kolikulave të këtyre lëndëve”, u shpreh kandidatja për deputete njësia e 6 VLEN, Saradan Imeri Stafai.
Paoshtu këto tekste duhet të përdoren edhe në shkollat e diasporës thotë Stafai, sipas të cilës duhet të korrigjohen librat shkollorë dhe materialet akademike që promovojnë gjuhë të urrejtjes, apo që i ofendojnë ndjenjat kombëtare të bashkësive.
VLORA LATIFI TOPOJANI
