Maqedoni
Analistët: Duhet të bërë më shum për sundimin e së drejtës
11.04.2015 18:23
Për fat të keq, edhe pas 22 viteve antare e OKB-së Maqedonia përballet me sfida të rëndësishme...

Për fat të keq, edhe pas 22 viteve antare e OKB-së Maqedonia përballet me sfida të rëndësishme, si sundimin e shtetit juridik dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Kështu vlerson profesori universitarë Mersim Maksuti sipas të cilit vendi duhet akoma të bëjë shumë në konsolidimin e institucioneve dhe pavarsimin e tyre, vërejtje që e përmban pothuajse çdo raport i Komisioni Evropian.
“Edhe pse demokracia njeh pavarsinë e pushteteve, pushtetit legjislativ, parlamentin, qeverinë bashkë me presidentin dhe gjykatat, nuk funksionon sipas principeve dhe rregullave të demokracisë . Këto dhe çështje të tjera pamëdyshje mbeten edhe më tej sfidë, sfidë e këtij shteti pra mbi të gjitha sfidë e ndërtimit të shtetit juridik”, shprehet profesori universitarë, Mersim Maksuti.
Nga ana tjetër profesori universitarë Denko Maleski kosideron se Maqedonia që nga pavarësimi i saj ka arritur t’i ketë të gjitha elementet e një sistemi demokratik por duke mos përfillur drejtsinë, të vërrtetën dhe parasegjithash sjelljen e njerëzve që punojnë në to e që janë parametri kryesorë për nivelin e demokracisë të një vendi.
“Kemi lëshuar të ndërtojmë diçka shum të rëndësishme në të kaluarën ndërsa ajo është sjellja e njerzëzve të jetë në pajtim me lirinë, demokracinë dhe principet perëndimore për të cilat jemi përcaktuar. Ne akoma nuk e kuptuam se për një sistem demokratik të sukseshëm me rëndësi është të ç’lirohemi nga mentaliteti ynë oriental ku mashtrimi gjithnjë është në epërsi në raport me të vërrtetën. Tani në këto momente krize ndoshta do ta kuptojmë se sa janë të rëndësishme këto vlera siç janë e vërrteta, drejtësia dhe liria”, shprehet profesori universitarë, Denko Maleski.
Maleski beson se kjo krizë do të shërbejë si një lekcion i madh për shoqërinë tonë që diçka të ndryshojë në këtë aspekt.
Sipas tij këto vlera mund të jenë themel i shoqërisë çfarë është Maqedonia, ku pushteti do të jetë i përgjegjshëm dhe do të kujdeset për sigurinë dhe mirqenien e të gjithëve qytetarëve në një ambijent demokratik.
NAIM RAMADANI
