Maqedoni
Zgjedhjet 2024, E Majta aktivitete parazgjedhore në Krushevë
04.05.2024 17:56
Në kaudër të aktiviteteve parazgjedhore partia e Majta mka vazhduar me aktivitetet...

Në kaudër të aktiviteteve parazgjedhore partia e Majta mka vazhduar me aktivitetet parazgjedhore duke hapur zurën e 50 në Krushevë, përkatësisht në njësinë e pestë zgjedhore. Me këtë rast kryetari i kësaj partie Dimitar Apasiev ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatët e të Majtës duke votuar për siç tha platformën e vetme pro maqedonase.
“Qytetarëve do tu rekomandoja në këto zgjedhje të mos e hedhin votën për platformë të Tiranës apo Sofjes por tël votojnë për platformën e vetme pro maqedonase Platformën e të Majtës. Ne me dy deputet ia dolëm të pengojmë shum politika të dëmshme në këto katër vite dhe mendojmë se kemi fytyrë të kërkojmë sërish edhe atë numër dyshifrorë”, u shpreh kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev.
Jovana Mojsovska bartëse e listës në njësinë e pestë zgejdhroe nga E majta apeloi për dalje sa më të madhe të qytetarëve për të votuar, ndërsa fti që votën tia japin pikërisht kësaj partie që siç u tha ti jepet goditja e fundit LSMD-së.
“Në zgjedhjet e 8 majit absolutisht presim dlaje më të madhe dhe presim që ti jepet goditja e fundit ndaj social demokratëve si një parti më anti maqedonase me të cilën është përballur shteti. E majta në periudhën e kalaur ka dëshmuar se është partia e vetme e cila mbetet konsekuente në mbrojtjen e themeleve anti fashiste të shtetit”, theksoi bartësja e listës në njësinë 5 nga E Majta, Jovana Mojsovska.
Sashko Jançev bartës i listës në njësinë e 4 zgjedhore e kërkon votën për të Majtën që qeveria e ardhshme të mvaret nga deputetët e sajë.
“Tradhtit e tyre nuk kanël fund dhe tani Mickoski do të na bashkojpë dhe do të formojë qeveri të unitetit kombëtarë dhe do ta shpëtoka Maqedoninë. Ajo mund të jetë vetëm qeveri e tradhtisë kombëtare. Qeevri e vetme e DPMNE-së për ta shpëtuar Maqedoninë është ajo qeveri që do të mvaret në mënyrë direkte nga deputetët e të Majtës në kuvend”, u shpreh bartësi i lsitës në njësinë 4 E Majta, Sasho Jançev.
Sipas të majtës këto zgjedhje janë kyçe për ardhmërinë e Maqedonisë, pasi sipas tyre nga njëra anë vendi kërcënohet nga procesi i kosovarizmit ndërsa naga na tjetër procesi i bullgarizimit.Sipas kësaj partie kjo mund të pengohet vetëm duke votuar numrin 5 dhe të Majtën.
FLORIJE BELULI
