Maqedoni
Zgjеdhjet 2024, VMRO-DPMNE kërkon votën për president e deputetë
04.05.2024 17:38
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova apelon për dalje masive...

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova apelon për dalje masive të qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa pret rritjen e numrit të votave që ajo ka marr në rrethin e parë, duke shpresuar në votat e kandidatëve që nuk arritën të kualifikohen në rrethin e dytë.
Ajo njëherit thekson se zgjedhjet presidenciale janë shum të rëndësishme duke e pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit mes kryemisnitrit dhe presidentit të shtetit.
“Në frikë nuk mund të mendoni, njerëzit në politikë duhet ti kontrollojnë fjalët, të kenë frerë sepse duhet bashkëpunuar. Nuk kamë dëgjuar për demokraci luftarake. Prandaj problemet duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale”, u shpreh kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka mohuar deklaratat e partive në pushtet se nëse kjo parti vjen në pushtet do ti rrezikojë euro integrimet.
“Qëllim kryesorë në gjashtë vite e gjysmë apo 7 vitet e kalaura nuk ishte të prezantojnë vlera, ti zgjidhin problemet që kanë nevojë qytetarët, ata kishin për qëllim të pranojnë marrëveshje nënçmuese, të vendosin nënshkrim në gjithçka, që të munden më gjat të mbeten në fotelje të mund ta vjedhin popullin”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Me rastin e shënimit të 121 vjetorit të vdekjes së Goce Delcevit Mickoski vendosi lule të freskta pran varrit të tij. Ndërsa Dragan Kovaçki bartës i lsitës në njësinë e tretë zgjedhore premton reforma nëse kjo parti vjen në pushtet.
“Shum me rëndësi është që më 8 maj të dilni të votoni, është shum me rëndësi të votoni numrin dy sepse numri dy promton ndryshime premton reforma. Ju ftoj të gjithve më 8 maj të gjtih të bashkuar të dalim që ta rrethojmë numrin 2 për Gordana Siljanovskën, për presidente dhe për Hristijan Mickoskin për kryemisnitër të maqedonisë”, u shpreh bartësi i listës në njësinë 3 VMRO-DPMNE, Dragan Kovaçki.
Nga VMRO-DPMNE apeluan që zgjedhjet e 8 majit të jenë korrekte dhe të shmangen të gjitha keqpërdorimet e mundshme, qoftë nga individët apo të nxitura nga pjesëmarrësit në zgjedhje, e sidomos të mos involvohen anëtarët e vendvotimeve.
FARIJE DAUTI BAKIU
