Maqedoni
Zjarr në shtëpinë e pleqve-strumicë, nuk ka persona të lënduar
05.05.2024 12:31
Mbrëmë në Shtëpinë e pleqve në fshatin Bansko të Strumicës...

Mbrëmë në Shtëpinë e pleqve në fshatin Bansko të Strumicës ka shpërthyer një zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material, kumton Qendra për Menaxhim me Kriza.
Sipas Qendrës rajonale për menaxhim me kriza – Strumicë, zjarri është raportuar rreth orës 23:30. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikës me dy automjete kundër zjarreve. Zjarri plotësisht është shuar 50 minuta pas mesnate.
“Së pari janë evakuuar personat nga kati ku ka shpërthyer zjarri, pastaj nga katet e poshtme. Pas shuarjes së plotë të zjarrit, personat e evakuuar ngadalë janë kthyer në vendet e tyre, nga dhomat ku janë evakuuar. Shkaku i zjarrit dhe dëmet materiale do të konstatohen në mënyrë plotësuese”, bëjnë të ditur nga QMK-ja.
Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 1.759 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente – 112 në QMK.
VLORA LATIFI TOPOJANI
