Maqedoni
Zgjedhjet 2024, Fronti Evropian vazhdoi fushatën në zonë 2
05.05.2024 15:42
Fronti Evropian ka mbajtur tubim në qytetin e Kumanovës prej ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti...

Fronti Evropian ka mbajtur tubim në qytetin e Kumanovës prej ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatët për deputet të këtij koalicioni në njësinë e dytë zgjedhore. Ahmeti me këtë rast ka theksuar se me 8 maj është referendumi në të cilin vendoset nëse do të ecim përpara, do të qëndrojmë në vend numrim ose do të dëgjohen zërat për kthehemi pas.
Fronti evropian ka një mision ky mision është anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian tha Ahmeti, sipas të cilit përmbushja e standardeve të nevojshme janë detyrë dhe angazhim i vendit tonë, që ato të zbatohen dhe materializohen.
Me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian ne sigurisht se bëjmë hap të fortë në drejtim të rritjes së cilësisë në arsim, shëndetësi, kulturë, sport dhe infrastrukturë. Në kuadër të këtij misioni është edhe korridori 8 tha Ahmeti.
“Koridori 8 është fshehur nëpër syrtarë të çelikt 32 vite. Pes? Sepse ky korridor lidh Shkupin me Tiranën, Shkupin me Prishtinën, Shkupin me Stambillin e Ankarën. Lidh dy brigje”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kufijt i kemi larë me gjak nga të dyja anët e kufirit shqiptaro shqiptar tha më tej Ahmeti duke shtuar se pasi Gjermania dhe Franca i hoqë kufijt edhe pse për Alzas Lorenin u vranë 14 mijë fëmijë francez, prandja nuk ka arsye tha ai që të qëndrojnë edhe kufijt mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.
Ky moment ndodh duke e anëtarësiar vendin në Bashkimin Evropian tha Ahmeti. Të pranishmive iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore Sadulla Duraku, i cili tha se dikur shqiptarët e Kumanovës ishin të diskrimunuar.
“Kjo sallë përkujton shum ngjarje jo të mira, këtu janë diskriminuar shqiptarët, këtu janë nakatosur motrat tona dhe vëllezërit tanë, këtu janë mbyllur edhe shkollat në gjuhën shqipe, por sot kemi edhe universitete kot e kan pasur”, theksoi bartësi i listës në njësinë 2 nga Fronti Evropian, Sadulla Duraku.
Fronti mEvropian ka vazhduar fushatën edhe në komunën e Likovës ku kandidati për Deputet Ilmi Aziri tha se kjo fushatë ka për qëllim të nxjerr në sipërfaqe më të mirën e shqiptarëve, ndërsa përkrahja e madhe prej shqiptarëve dhe komuniteteve tjera po dëshmon se populli e ka mirëpritur krijimin e Frontit Evropian.
Aziri poahstu theksoi se koha kur Maqedonia ka qenë vetëm e maqedonasve ka përfunduar, ashtu siç ka përfunduar koha edhe kur të gjith bartësit e institucioneve shtetërore kanë qenë të rezervuara vetëm për maqedonasit ka përfunduar.
“Në këto zgejdhe garojnë dy oferta kryesore, njëra ofertë karakterizohet me regres, ndërsa oferta reale oferta e sinqert, oferta programore, oferta e drejtuar për përmirësimin e pozitës juridiko kushtetuese të shqiptarëve dhe gjendjes socio, ekonomike të shqiptarëve është oferta e frontit evropian”, u shpreh kandidati për deputet në njësinë e 2 nga Fronti Evropian, Ilmi Aziri.
Në kaudër të aktiviteteve në njësinë e dytë zgjedhore Fronti Evropian ka mbajtur tubime edhe në Komunën e Haraçinës dhe në lagjen Hasanbeg të komunës së Gazibabës.
FLORIJE BELULI KAMBERI
