Maqedoni

Besimtarët ortodoks festojnë pashkët, z. Stefani: Të arrijmë unitet dhe harmoni

05.05.2024 16:00

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, festa më të madhe e krishtere...

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, festa më të madhe e krishtere, që sipas ndjekësëve të këtij besimi, nënkupton Ngjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit.
 
Ngjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa gjatë ditës u mbajtën liturgjitë e Pashkëve. Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, z. Stefani dërgoi mesazhe uniteti dhe harmonie.
 
“Sa më parë të zgjohemi dhe të bashkohemi si komb, dhe me lutje të vijmë te Zoti dhe te mbrojtësi i kishës sonë më të shenjtë autoqefale të Ohrit dhe Maqedonase - te Shën Kliment Ohri, pastaj, në shembullin e të parëve tanë, të luftojmë me të gjitha vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë. Por të gjitha këto do t'i arrijmë vetëm nëse e forcojmë unitetin, harmoninë dhe kohezionin tonë, pra vetëm nëse i kapërcejmë përgjithmonë mosmarrëveshjet e brendshme dhe përçarjet e mosmarrëveshjet reciproke”, u shpreh z. Stefani.
 
Në kishën qëndrore e cila ndodhet në Ohër, shumë besimtar ortodoks kishin ardhur për të shprehur dëshirat e tyre përmes lutjeve. Nuk munguan besimtarët edhe nga vendet tjera të rajonit.
 
“Unë jam prej Rumania erdhëm këtu për shkak të kishave. është shumë bukur ta vizitosh Ohrin gjatë kësaj periudhe”, u shpreh qytetarja.
 
“Fillimisht dua shëndet, pasatj të tjerat vinë vetë…I bën kur je mirë me shëndet”, theksoi qytetari.
 
“Ju uroj të gjithëve shëndet, fat dhe të ndodhin vetëm gjëra të mira për shtetin tonë”, u shpreh qytetarja.
 
“Vinë shumë njerëz , kishat janë të mbushura plot e përplot. Kjo është diçka e bukur për tu parë”, theksoi qytetari.
 
Besimtarët gjatë festës së pashkëve këmbejne dhurata-ëmlbëlsira dhe vezë të ziera, që simbolozojnë rilidnjen. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU