Maqedoni
Zgjedhjet 2024, E Majta në Makedosnka Kamenicë dhe Dellçev
05.05.2024 16:18
Motivimi pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është rritur...

Motivimi pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është rritur, tha kryetari i Majtës dhe bartës i listës në njësinë e parë, Dimitar Apasiev. E majta pret një numër më të madh deputetësh në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të luftojë edhe më fort kundër politikave të dëmshme dhe të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duke realizuar programin e saj elektoral tha Apasiev.
E majta ka më radikalët – në kuptimin e një programi të mirë politik radikal.
“Motivimi është rritur, sepse ky ishte pagëzimi ynë i zjarrit – për herë të parë patëm një kandidat presidencial dhe është një përvojë e madhe. Festa vazhdon. Në ndërkohë kemi hapur më shumë se 50 zyre në këto dy vitet e fundit, kështu që motivimi është që së paku të dyfishojmë numrin e sjellë nga profesoresha Vankovska”, u shpreh kryetari i "E Majta", Dimitar Apasiev.
Bartësi i listës në Njësinë e Tretë zgjedhore Borislav Krmov nga "E majta", para qytetarëve të Makedonska Kamenicës dhe Dellçevës e prezantoi programin zgjedhor. Për Makedonska Kamenicën, si komunë me miniera ai premtoi ligj të veçantë me të cilin minatorët do të kenë privilegje më të mëdha kur dalin në pension, ndërsa në Dellçevë paralajmëroi ndërtimin e unazës në rrugën Razllovci-Mitrashinci.
Sikurse jam i informuar, minatorët dalin në pension me 27 vite shërbim dhe 13 vite shërbim përfitues. Në asnjë vend nuk është kështu, ne do të propozojmë ligj të ri në Kuvend për 20 vjet shërbim me 10 vjet shërbim të përfituar, tha Krmov.Nga Delçeva, në mesin e qytetarëve në tregun e qytetit kanë diskutuar për zhvillimin infrastruktoruro dhe nevojat e qytetarëve në këtë vend.
“Çka është më e rëndësishmja për Dellçevën ?Janë projektet infrastrukturore. Për shembull, unaza që nuk është ndërtuar dhe kjo është shumë e rëndësishme që të mos ketë turma në trafikun e qytetit, në mënyrë që të gjithë ata që udhëtojnë për në Bullgari të mos hyjnë në Dellçevë. Më tej duhet të bëhet autostrada e shpejtë, rruga rajonale për Koçan”, u shpreh kandidati për deputet Borislav Krmov.
Theks i veçantë, siç shtoi ai, do t'i kushtohet uljes së shkallës së migrimit.Në programin e së Majtës janë mbi një mijë masa dhe projekte ka njoftuar Krmov.
FLORIJE BELULI KAMBERI
