Maqedoni
Zgjedhjet 2024, edhe jashtë parlamentaret synojnë kuvendin
05.05.2024 16:36
Edhe partitë jashtë parlamentare synojnë ulëse në kuvend...

Edhe partitë jashtë parlamentare synojnë ulëse në kuvend, prandja vazhdojnë fushatën në kërkim të mbështetjes së qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit.
“Unë me këtë rast dëshiroj të theksoj se rruga e lëvizjes e Di është e qartë. Ne vazhdojmë sëbashku me qytetarët përpara, qëllimi jonë është të jemi me qytetarët, dhe pa marr parasyhsë kush me çfar ideologjie është ti prezantojmë në mënyrë adekuate në përbërjen e ardhshme parlamentare”, u shpreh kryetari i Lëvizjes E DI, Maksim Dimitrievski.
“Ne angazhohemi që të rriten dënimet për politikanët kriminel, për secilin politikan kriminel që e vjedh buxhetin e popullit të kemi dënime të përjetshme dhe me vdekje. vetëm ashtu mund ta pengojmë këtë sjellje kriminele të grupi të caktuar të politikanëve”, theksoi bartësi i listës në njësinë 1 nga demokratët Jorgo Ognenovski.
“Nuk do të përkrahim e as të pranojmë kurfar ndryshimesh të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Ajo që është themeli i shoqërisë sonë është drejtësia, e drejta, prosperiteti dhe ne si njerëz pa bagazh, që nuk mund të kushtëzohen e as të shantazhohen nga askush, nuk do të pranojmë me as një kusht marrëveshje asimetrike”, u shpreh bartësja e listës në njësinë 1 nga Alternativa e re, Danella Arsovska.
“Kërçovarët detyrohen që në këto kushte mizore që edhe burgu është më i mirë, se sa ky spital i rrënuar dhe spital i kohës së gruti kohës para erës së re. fatkeqësi është të vish në këtë spital, por këtu vjen përsëri populli sepse politikanët shkojnë nëpër spitale private”, theksoi bartësja e listës në njësinë e 6 nga LQE, Gjyla Çeliku.
