Maqedoni
Fushata zgjedhore, të hënën në mesnatë fillon heshtja
05.05.2024 17:12
Në përfundim e sipër fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend...

Në përfundim e sipër fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend. Nesër në mesnatë do të ketë heshtje para votimit të së mërkurës. Në këto zgjedhje parlamentare janë paraqitur gjithsej 17 lista kandidatësh, 16 janë për parti dhe koalicione, ndërsa një për një grup zgjedhësish.
Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 61 parti, 11 garojnë të pavarura ndërsa 50 janë të bashkuara në koalicione. Votuesit maqedonas zgjedhin edhe presidentin e shtetit në mes të dy kandidatëve që hynë në raundin e dytë, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1 milion e 814 mijë e 317 zgjedhës ,ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1 milion 815 mijë e 350 zgjedhës.
KSHZ tashmë e ka shpërdarë materialin zgjedhor për ditën e votimit, qytetarët do të mund të hyjnë një herë në qendrën e votimit dhe të votojnë.
KSHZ rezultetet e para zyrtare do ti shpallë më 9 maj ditën e ejte 24 orë pas mbylljes së procesit zgjedhor.
VLORA LATIFI TOPOJANI
