Botë

Afganistan: Luftime të ashpra ndërmjet ushtrisë dhe talibanëve

11.04.2015 19:35

Policia afgane thotë se forcat e qeverisë i kanë vrarë 27 luftëtarë talibanë gjatë “luftimit intensiv”, që ka zgjatur afro 24 orë, në provincën verilindore, Badakshan...

Zyrtarë lokalë kanë njoftuar se luftimet kanë përfunduar sot në orët e mëngjesit.
 
Gjatë luftimeve janë vrarë edhe 6 ushtarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.
 
Sipas zyrtarëve lokalë, luftimet kishin filluar kur militantët talibanë i kishin sulmuar pikat e sigurisë në një fshat të provincës, Badakshan, në mëngjesin e djeshëm.
 
Talibanët thanë se u kanë “shkaktuar viktima” forcave të qeverisë, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.