Maqedoni
Zgjedhjet 2024, GROM porosit: Ruani kapacitetet shtetformuese
05.05.2024 18:06
Kryetari i partisë INTEGRA si dhe bartësi i listës së Koalicionit "Guximshëm për Maqedoninë"...

Kryetari i partisë INTEGRA si dhe bartësi i listës së Koalicionit "Guximshëm për Maqedoninë" në njësinë e dytë zgjedhore nga Kumanova u ka dërguar mesazh dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë.
Mesazhi im është nëse po mendoni të shisni nderin tuaj, më mirë të mos paraqiteni të mërkurën. Nëse mendoni të ruani kapacitetet shtetformuese të popullit maqedonas në Kushtetutë, atëherë paraqituni tha Ristovski.
Ai tha se dy strukturat politike "që na helmuan me injorancën dhe paaftësinë e tyre" e sollën popullin të luftojë për mbijetesë.Mos luani me durimin dhe mirësinë e popullit maqedonas porositi ai.
“Le të mos guxojnë të prekinë shtetësinë e popullit maqedonas në Kushtetutë e Maqedonisë ,të mos guxojnë të prekin gjuhën maqedonase, pozitën e pavarësisë dhe shtetësisë së maqedonasve,popullit maqedonas”, u shpreh kryetari i partisë "INTEGRA", Lupço Ristovski.
Bartësja e listës parlamentare të koalicionit "Gximshëm për Maqedoninë" në njësinë e parë zgjedhore, Dobrila Andonovska, ka takuar qytetarët në tregun Taftalixhe.
Përveç zhvillimit të bujqësisë,nga kjo parti propozojmë edhe zhvillimin e industrisë së konservimit dhe përpunimit sepse Maqedonia është mjaft e madhe, mjaft e fortë dhe ka potencial të mjaftueshëm, ujë dhe diell të mjaftueshëm për të prodhuar ushqimin e saj.
Ajo jo vetëm që do të prodhojë ushqim për qytetarët tanë, por do të prodhojë edhe ushqim për eksport. Është e nevojshme që menjëherë të hapen tregje të reja ku mund të eksportohen produktet tona dhe ky do të jetë synimi ynë në Kuvend tha Andonovska.
“Sot e kaluam ditën në tregun në Taftalixhee, në kuadër të programit tonë propozojmë zhvillimin e bujqësisë në tërë sipërfaqen e Republikës së Maqedonisë. Për më tepër, ne propozojmë të financohet, të stimulohet, të subvencionohet konsolidimi i kulturave bujqësore”, theksoi kandidatja për deputet në njësinë e parë zgjedhore Dobrila Andonovska.
Propozojnë hetim se kush merr subvencione në shtet dhe subvencionet nuk u jepen fermerëve të vërtetë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
