Maqedoni
Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE kërkon fitore të dyfishtë
05.05.2024 17:30
Kreu i VMRO DPMNE-së ka marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve në Shkup...

Kreu i VMRO DPMNE-së ka marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve në Shkup, ndërsa në prononcimin pas liturgjisë ka apeluar për unitet.
Ai pret fitore të dyshishtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentere më 8 maj, duke theksuar se kandidatja e tyre Gordana Siljanovska Davkova do të ejtë presidente e ardhshme e shtetit, ndërsa partia e tij do të fitojë 61 deputet.
“Mendoj se edhe ju dhe të gjith e kanë të qartë se VMRO-DPMNE në këto zgjedhje është afër shumicës në kuvend dhe nuk do të befasohesha nëse kemi 61 deputet në kuvendin maqedonas. Për mua sukses është ajo që ndodhi në rrethin e parë”, u shpreh kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickoski.
Në liturgjinë e Pashkëve ortodokse ka marrë pjesë edhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova. Ajo ka thksuar se kisha është shtëpia e zotit dhe duhet ndjekur rruga e krishtit.
“Duhet ta ndjekim. Unë kam vendosur ta bëj atë dhe kuptohet do të vazhdoj, kështu të tubuar sepse tubimi është akti më i lartë nël krishtenizëm ndërsa kisha është jo vetëm koka por edhe trupi i Krishtit”, theksoi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
Bartësi i listës në njësinë e katrët zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe Kualicionit Maqedonia Jote Aleksandar Nikollovski, gjatë qëndrimit në Gjevgjeli ka paralajmëruar decentralizimin e mjeteve buxhetore te pushteti lokal me qëllim të zgjidhejs së problemeve infrastrukturore.
“Planifikojmë ti decentralizojmë mjetet buxhetore dhe një shumë serioze e mjeteve ti ndahet komunës së Gjevgjelisë, me çka do të realizoheshin të gjitha projektet infrastrukturore. Këtu bën pjesë edhe infestimi në zhvillimin ekonomik, ka industri serioze para së gjithash në sektorin e bujqësisë, dhe industrinë përpunuese”, u shpreh bartësi i listës në njësinë 4 nga VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski.
Eksponentët e VMRO-DPMEN-së apeluan te qytetarët që me 8 maj të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e koalicionit Maqedonia Jote për deputet si dhe kandidaten Gordana Siljanovska Davkova për presidnete.
VLORA LATIFI TOPOJANI
