Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Pendarovski me të rinjt e Gostivarit

05.05.2024 17:48

Kandidati për president i koaliconit “Për Ardhmëri Evropiane” i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski...

Kandidati për president i koaliconit “Për Ardhmëri Evropiane” i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski vazhdoi fushatën presidenciale në qytetin e Gostivarit duke u thënë socaildemokratëve të rinj të Gostivarit se shteti mund të hapërojë para, të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit europian vetëm duke e mbështetur koncpetin e tij dhe të LSDM-së. 
 
U kërkoi të rinjëve mobilizim maksimal më 8 maj pasi që siç tha ai, duhet të sigurohen kushte më të mira për jetese për të gjithë.
 
“Të rinjtë e dinë se kam qenë dhe çdoherë do të jem aleat i tyre dhe se vetëm numri 1 u garanton një të ardhme prosperuese, të ardhme në vendlindje, në atdhe që do të zhvillohet sipas standardeve dhe vlerave evropiane”, u tha Pendarovski gostivarësve.
 
“Në disa vende të Maqedonisë në rrethin e parë nuk organizuam mobilizimin e nevojshëm, tani do të duhet të bëjmë mobolizim maksimal për të parandaluar kthimin e regjimit, sepse sipas të gjitha specifikave, politike, logjistike, zbuluese e të tjerë, ata do të jenë regjim numër dy”, u shpreh kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.
 
Zgjedhjet parlamentare 2024, LSDM në Kërçovë
 
Në ndërkohë karavani zgjedhor i koalicionit të LSDM-së vazhdoi fushatën parlamentare në qytetin Kërçovës ku njëherit u prezantua bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore dhe kandidatët për deputet në këtë njësi.
 
Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha se votimi më 8 maj fillon nga e para, andaj ftojë të gjithë, që ditën e zgjedhjeve të votojnë Pendarovskin dhe LSDM-n pasi që vetëm në këtë mënyrë do të ndërtohet të ardhmja e sigurt evropiane.
 
Kovaçevski adresoi kritika për Siljanovska - Davkovën dhe VMRO-DPMNE-n dhe tha se ata janë individ të cilët me vepra kanë dëshmuar se mund ta kthejnë vendin prapra dhe të bllokojnë rrugën euro-integruese.
 
“Vota juaj është një armë e fuqishme demokratike! Prandaj, mendoeni mirë dhe me shumë kujdes se në duart e kujt do t'ia jepni pushtetin. “A do t’ia besoni pushtetin LSDM-së, që shteti të vazhdojë fuqishëm rrugën drejt BE-së, apo Mickoskit dhe ekipi i tij nga “Pallati i Bardhë”, të cilët do të na kthejnë në të kaluarën e izolimit dhe bllokadave”, theksoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. 
 
Në ndërkohë bartësi në njësinë e pestë zgjedhore Jovan Mitrevski tha se  për ta sjellur Europën në shtëpi, LSDM-së i nevojitet përkrahja e qytetarëve me 8 maj dhe mbështetja e BE-së. 
 
“U bëjë thirrje më 8 maj të votoni presidenti ynë Stevo Pendarovski dhe listën tonë të deputetëve sepse ne të gjithë të bashkuar mundemi të ndihmojmë vendin të hapërojë para. LSDM - ja e fuqishme në Kuvend është garanc si shteti do të hapërojë para”, u shpreh bartësi i listës në nj.z. 5 nga LSDM, Jovan Mitrevski.
 
Ju me kritikat dhe kërkesa tuaja më të sinqerta, u tha Kovaçevski kërçovarëve, na ndihmuat për të krijuar programin tonë zgedhor, program i cili është realist, i arritshëm dhe i zbatueshëm, i cili në vete gërsheton politika dhe masa autentike sociademokrate.
 
Premtoi paga dhe pensione më të larta, shumë përfitime finansiare për të rinjtë, mbështetje për kompanitë vendase për të rritur investime dhe për të rriturn numrin e punëtorëve dhe për të ulur papunësinë në vend si dhe pramtoi mbështetje finasiare prej 1.35 milardë euro për fermerët.
 
REXHEP QAMILI