Maqedoni

Zgjedhjet 2024, VLEN pret edhe mbështetjen e mërgimtarëve

05.05.2024 18:24

Bartësi i listës së kandidatëve për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore...

Bartësi i listës së kandidatëve për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore nga Kualicioni Vlen Bilall Kasami, ka vazhduar fushatën me takimet me qytetarë në qytetin e Tetovës.
 
Sipas Kasamit në qeverisjen e ardhëshme duhet të përfshihet koalicioni Vlen, ndërsa pjesë e programit të këtij koalicioni janë 500 milion euro për zhvillimin e komunave dhe projekte infra strukturore që do të përmirësonin ndjeshëm jetën e qytetraëve. Kasami njëjherit tha se ky koalicion pret edhe mbështetjen e mërgimtarëve.  
 
“Shpalosim edhe ofertën tonë sa u përket mërgimtarëve, të cilët janë një komponentë e rëndësishme e shoqërisë tonë. Ata kanë bërë ndryshime gjithmonë në të kalaurën, edhe tash do të bëjnë ndryshime. Sipas asaj që kemi informata 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgejdhet e 8 majit”, u shpreh bartësi i Listës në njësinë e 6 nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami.  
 
Kansami i shoqëruar edhe nga kandidati për deputet Fatmir Limani, ka qëndruar edhe në qytetin e Kërçovës ku kanë vizituar edhe tregun e gjelbërt me çrast kanë biseduar me tregtarët dhe qytetarët, të cilëve u ka shpalosur ofertën e këtij kualicioni. Bartësi i Listës në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti thot se Vlen do të jetë fituesi i shumicës shqiptare.  
 
“Opsion shqiptar në Maqedoni në këto zgjedhje është vetëm Vlen dhe opsion maqedon është VMRO-DPMNE, prandja edhe qeveria e ardhshme do të ejtë e këtij formati, sepse ne do ti kemi edhe shumicën e votave shqiptare, edhe shumicën e deputetëve shqiptar, po do ta kemi edhe badenterin. Të komunikojmë me njerëzit,tua heqim frikën njerëzve”, theksoi bartësi i lsitës në njësinë 1 nga VLEN, Izet Mexhiti.  
 
Koalicioni vlen pjesë të programit e ka edhe vetingun, thot bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore Salim Sulejmani, sipas të cilit me këto reforma do të garantohet sundimi i ligjit. 
 
“Ne do ta reformojmë sistemin gjyqësorë dhe do ta implementojmë vetingun me një pako ligjesh gjithëpërfshirëse. Ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve përfshirë krijimin e njkë organi të pa varur i themeluar enkas për këtë proces në përputhje me standarder evropiane”, u shpreh bartësi i listës në njësinë e 5-të nga VLEN, Salim Sulejmani. 
 
Kualicioni VLEN do ta përmbyll fushatën me tubimin e 6 majit në qytetin e tetovës. 
 
REXHEP QAMILI