Botë

Protesta masive në Tel-Aviv, kërkojnë lirimin e pengjeve dhe ndërprerjen e luftës

05.05.2024 18:42

Demostrata të reja mbahen në parkut Rehovot të Tel Avivit...

Mijëra protestues i kërkojnë Qeverisë së Netanjahut, të arrijë marrveshje për kthimin e pengjeve izraelite, që mbahen në Rripin e Gazës, poashtu kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanjahu.
 
Protesta kundër luftës dhe Anti-Izraelit, po mbahen me muaj të tërë përpara universiteteve  në të gjithë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe shumë shtete të Evropës.
 
“Mendoj se ndërpreja e luftës është e qartë. Më e rëndësishme është që të kthehen pengjet e rrëmbyera dhe të hyjnë ndihmat humanitare në Gaza. Në thelb populli izraelit është peng i qeverisë së djathët të Netanjahut, ndërsa populli në Gaza është peng i Hamasit. Duhet të ketë një zgjidhje për këtë ,që sa më shpejt të ndëpritet lufta dhe të ndalet gjakderdhja e njerëzve të pafajshëm”, shprehet qytetari.
“Besoj se bota është duke na dëgjuar dhe e dinë që populli i Izraelit nuk është Qeveria e Izraelit”, theksoi qytetarja.
 
SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë në marrëveshjen mes dy vendeve dhe njoftuan se ka shumë përparim nga këto bisedime për ndërprerjen e luftës.
 
Por shanset për arritjen e plotë të marrveshjes edhe më tej mbesin të ndërlikuara, në çështjet kyçe, si; A do të pranojë izraeli ta ndërpresë tërsisht luftën, pa e arritur qëllimin e tij final që ta zhdukë Hamasin.? Grupi rezistent i Hamasit kërkojnë ndërprerjen e plotë të luftës dhe tërheqjen e të gjitha trupave izraelite nga Gaza.
 
"Dorëzimi ndaj kërkesave të Hamasit do të ishte një humbje e tmerrshme për Shtetin e Izraelit. Do të jetë një fitore e madhe për Hamasin, për Iranin, për të gjithë boshtin e së keqes. Do të projektojë një dobësi të tmerrshme - si për miqtë tanë ashtu edhe për armiqtë tanë dhe kjo dobësi vetëm sa do ta afrojë luftën e ardhshme dhe do ta shtyjë më tej marrëveshjen e ardhshme të paqes”, u shpreh kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
 
Në enklavën e luftës vazhdojnë të shpërndahen ndihma nga ajri. Nga OKB-ja thonë se civilët janë ngujuar në veri dhe një pjesë e madhe tyre përballem ne urinë eksreme. 
 
“Kur vinë kamionët me ndihma ,marrim shumë pak prej këtyre ndihmave. Kemi nevojë për mëshumë ndihma dhe më e rëndësishmja është që lufta të ndalet. Nëse ndihmat vinë dhe lufta vazhdon , do të jemi në ankth”, theksoi qytetari.
 
Lufta në Rripin e Gazës, ka hyrë në muajin e shtatë që kur grupi i rezistencës Hamas, më 7 tetor sulmoi Izraelin. Që nga fillimi i konfliktit ,Izraeli ka vrarë afro 35.000 palestinezë dhe rreth 1200 izraelit kanë humbuir jetën në këtë konflikt.
 
FARIJE DAUTI BAKIU