Botë

Lufta në Ukrainë, vazhdojnë bombardimet rusë mbi Harkov

05.05.2024 19:00

Ushtria ruse gjatë natës ka shënjestruar disa qytetet të Ukrainës me dronet Shahed...

Ushtria ruse gjatë natës ka shënjestruar disa qytetet të Ukrainës me dronet Shahed. Nga këto sulme u vranë dy persona , ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë ,përfshirë një vajzë tetëvjeçare në Harkov.
 
Shpërthimi në qendër të qytetit ka ndodhur pas mesnate. Ushtria ruse goditi një shtëpi private me dron. Nuk kanë munguar bombardimet edhe në qytetin bregdetarë të Odessës, Dnipropetrovsk dhe gjithë provincën e Doneckut.
 
“Në momentin e granatimeve ne ishim duke pushuar dhe më pas dritaret filluan të fluturonin jashtë. Nuk kisha kohë as të bëja asgjë, dola jashtë sa më shpejt që munda. Gjithçka më fluturoi në vesh. Ishte e pabesueshme në thonjëza”, u shpreh familjari i viktimës.
 
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, njoftoi se se Rusia lëshoi 24 drone iraniane Shahed, nga të cilët 23 u rrëzuan. 
 
"Gjatë gjithë ditës, mbrojtësit tanë të qiellit patën shumë punë. Rajonet e Kharkiv, Odesa, Dnipropetrovsk dhe Donetsk. Luftëtarët tanë kanë qëlluar tashmë 23 dronë "Shahed" gjatë ditës, terroristët rusë përdorën 8 raketa të llojeve të ndryshme dhe pothuajse 70 bomba ajrore të drejtuara kundër komuniteteve tona kufitare dhe pozicioneve në front”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Në anënë tjetër edhe Rusia pretendon se ka shkatërruar artilerinë e ukrainës, të dhuruar nga vendet perendimore.
 
"Trupat raketore dhe artileria Ruse, eliminuan dy automjete luftarake HIMARS, të prodhimit amerikan, dy lëshues të sistemit raketor anti-ajror S-300PT, një anti-ajror IRIS. Sistemin e raketave, si dhe një depo e karburantit për pajisjet ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës, përveç kësaj, një sferë ushtarake me pajisje dhe armë të prodhimit perëndimor të dorëzuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s u shkatërruan”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Ruse, Igor Konashenkov. 
 
Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, me 24 shkurt 2022 , , duke shënuar një përshkallëzim të madh ku humbën jetën qindar civil.
 
FARIJE DAUTI BAKIU