Zgjedhjet 2024, BDI mbajti tubimin qëndrorë në Tetovë
Fronti Evropian mbajti tubimin përfundimtarë në Tetovë....

Fronti Evropian mbajti tubimin përfundimtarë në Tetovë, prej ku kanddiati për deputet njëherit edhe kryetar i PDSH-së mendi Thaçi tha se beteja e Frontit Evropian është shum e rëndësishme, me program, platform dhe qëllim të qartë.
Ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pa luhatshëm pa marr parasyshë se kush i foton zgjedhjet në bllokun maqedonas tha Thaçi.
“Ndryshimet kushtetuese janë historike për popullin tone. E para, bëhemi definitivisht pjesë e perëndimit dhe e dyta duhet të gjith ta dime se pengesa për integrim që është për shqipërinë vazhdon të jetë për Shkak të Maqedonisë së Veriut” – tha Menduh Thaçi, Kanddiat për deputet në njësinë e 6 nga Fronti Evropian.
Të pranishmive iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore nga Fronti Evropian, Ziadin Sela, i cili tha se qytetarët e jo Mickoski janë ata që vendosin për fatin e tyre.
Populli vendos me votën e tij dhe ushtron sovranitetin tha Sela, duke shtuar se jeni ju popull që vendosni me votën tuaj për ardhmërinë tuaj dhe ashtu siç vendosët më 24 prill, po njësoj më 8 maj, akoma më fuqishëm do të vulosni, po Europën dhe jo Rusinë.
“I shihni deklaratat e Hristijan Mickoskit, i cili zotohet dhe fliska edhe në emër të shqiptarëve. Më 8 maj do të ja tregojmë, ju sonte ja tregoni që për shqiptaërt flisni ju.” – u shpreh Ziadin Sela, Bartës i listës në njësinë e 5-të nga Fronti Evropian.
Ndërsa lideri i BDI-së dhe Frontit Evropian, njëherit edhe bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti, nga tubimi qëndrorë i këtij koalicioni në Tetovë, tha se ky front kaq fort i organizaur e i etabluar ka një një mision historik që vendin tonë ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian.
Asnjëherë nuk kam dalur ta them atë që nuk munda ta bëjë, tha Ahmeti, duke shtuar se tani ndjehet edhe më i forte me vëllezërit e frontit, me të cilët kemi dhënë një betim që Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian. Ky vend duhet të jetë anëtarë fuqiplotë i BE-së, të ketë paqë, stabilitet dhe siguri dhe në miqësi të përherëshme me SHBA-të. Ashtu siç e anëtarësuam bashk ne që jemi këtu, bashkë me komunitetet brenda Frontit, që e anëtarësuam vendin në NATO, do ta bëjmë realitet edhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, tha Ahmeti.
“Nëse ka forca që duan ta ndalin këtë progres, e kanë kot, sepse ne fort jemi të prëcaktuar për paqen, stabilitetin, sigurinë e shtetit.” – deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Fronti Evropian është i përcaktuar për shtetin e përparuar ekonomikisht, arsim më të mirë, shëndetësi më cilësore, sport dhe infrastrukturë të përparuar, tha Ahmeti.
Sipas tij njerëzit, e sidomos rinia dëshiron ardhmëri, prandaj kërkon nga qytetarët që më 8 maj të bëjnë zgjidhje nëse do të votojnë për ata që e bënë historinë, apo për ata, që siç tha Ahmeti nuk din ti bëjnë dy hapa përpara sa i përket menaxhimit të shtetit.
Tubimi përmbyllës i Frontit Evropian, përfaqësuesit e koalicionit përcollën mesazhe
Në tubimin qëndrorë të “Frontit Evropian”, në Tetovë, para të pranishmëve, folën edhe përfaqësuesit e partive turke, boshnjake dhe rome, të cilët janë pjesë e këtij koalicioni, kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arianit Hoxha, dhe kryetari i Partisë “Populli”, njëherit, edhe kandidat për deputet, në njësinë e 2 zgjedhore, Skender Rexhepi, të cilët kërkuan përkrahjen e qytetarëve, në zgjedhjet e 8 majit.
Rexhepi, me këtë rast theksoi, se duhet bërë revolucion politik, për të dëshmuar se “Fronti Evropian”, është gardian i mirëfilltë i çdo vlere qytetëruese evropiane, gardian i familjeve tona, gardian i vlerave, të cilat do të na shpiejnë drejt Bashkimit Evropian, gardian i mirësive, që do t’i përjetojë çdo qytetarë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, një delegacion i Frontit Evropian, i udhëhequr nga bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Ziadin Sela, kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri- perëndimore.
Pas takimit, Sela, tha se kanë dëgjuar qëndrimet dhe programin e tyre, dhe kanë shqyrtuar mundësitë e implementimit, në programin e qeverisë së ardhëshme. (Fitore Demolli, TVM2)
