Zgjedhjet 2024, “VLEN” sonte mbyll fushatën me tubimin në Tetovë
Pak orë para përmbylljes së fushatës...

Pak orë para përmbylljes së fushatës, bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore nga Vlen, Izet Mexhiti, thotë se, qytetarët më 8 maj, do të votojnë për ndryshimin.
“Falënderoj Diasporën tonë që ka ardhur nga të gjitha vendet e Evropës, nga Skandinavia, Zvicra, Austria, Italia, gjithandej nga janë, kanë lënë punët e tyre, familjet e tyre, janë afër 10 mijë, të cilët kanë ardhur, për ta vulosur ndryshimin.” – tha Izet Mexhiti, Bartës i lsitës në njësinë 1 nga Koalicioni “VLEN”.
Koalicioni “VLEN”, shpreson te përkrahja rinore, thotë kandidati për deputet i këtij koalicioni, Halil Snopçe, sipas të cilit rinia mund ta sjell ndryshimin, ndërsa qëllimi kryesorë i ndryshimeve është që rinia ta ketë vendin e vet në shoqërinë tonë.
Rinia aktualisht është e anashkaluar në të gjitha mënyrat në shtetin tonë, thekson Snopçe.
“I din edhe skandalet, i din edhe aferat prandaj ne shpresojmë edhe në përkrahjen rinore. Përkrahja rinore është kryesore, nëse kemi përkrahje rinore ne e sjellim ndryshimin. Ashtu ndodhi edhe në Kosovë, Vetëvendosja erdhi në pushtet me përkrahje masive të rinisë. Ne shpresojmë tek të rinjët, prandaj besojmë se do të ketë ndryshime.” – u shpreh Halil Snopçe, Kandidat për deputet në njësinë 6 nga “VLEN”.
Kandidatja për deputete Nafije Selmani, bën të ditur se koalicioni “VLEN”, pjesë të programit e ka edhe ruajtjen e ambientit.
“Një nga objektivat kryesore do ta ketë mjedisin jetësor. Më duhet këtu të theksoj se qeveria e ardhshme e ‘VLEN’ do ti jep përparsi të veçantë energjisë së pastërt, gjegjësisht energjisë e cila buron nga burimet e ripërtërishme.” – theksoi Nafije Selmani, Kandidate për deputete në njësinë 1 nga koalicioni “VLEN”.
Në përmbyllje të fushatës kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe bartës i listës në njësinë e 6-të zgjedhore i koalicionit “VLEN”, Bilall Kasami, ka deklaruar se fushata për zgjedhjet parlamentare ka qenë shumë dinamike, ndërsa qytetarëve u është shpalosur programi i këtij koalicioni që synon zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Maqedonisë Veri Perëndimore.
“Kemi vizituar të gjitha vendbanimet me shumicë shqiptare në komunat e Maqedonisë Veri Perëndimore, ku kemi bashkë biseduar me qytetarë, për hallet e tyre për dertet e tyre dhe njëherësh kemi shpalosur edhe progremin dhe ofertën e koalicionit ‘VLEN’ për të përmirësuar jetën e qytetarëve.” – tha Kryetari i Lëvizjes “BESA”, Bilall Kasami.
Koalicioni “VLEN” do ta përmbyll sonte fushatën me tubimin përfundimtar që do të mbahet në sheshin “Iliria” në qytetin e Tetovës.
Zgjedhjet 2024, “VLEN” sonte mbyll fushatën me tubimin në Tetovë
Koalicioni “VLEN” do ta mbyll sonte fushatën me tubimin në sheshin “Iliria” në Tetovë, ndërsa eksponent të këtij koalicioni vlerësojnë se fushata ka qenë mjaft dinamike. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
