Zjarre në Shkup dhe Manastir, QMK:1588 thirrje në 24 orët e fundit

06.05.2024 16:51

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy zjarre...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy zjarre në ambiente të hapura, një zjarr në Shkup, një tjetër në Manastir, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimim me Kriza. 

Zjarrfikëset e qytetit të Shkupit nga ora 14:10 deri në orën 15:10 kanë shuar mbeturinat e djegura në rrugën “Skupi” në komunën e Karposhit. Ndërhyrja është kryer me një mjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës. Ndërkaq, zjarrfikësit në Manastir kanë intervenuar me një mjet zjarrfikës në një deponi të egër të djegur në lagjen “Bair”.

“Në numrin e vetëm telefonues për emergjenca – 112 në QMK në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.588 thirrje, nga të cilat “reale” janë – 54.85 përqind, dhe 45.15 përqind – për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente. 61,03 përqind janë drejtuar në polici dhe 35,66 përqind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, thuhet në njoftimin e QMK-së

Këtë verë, pilotët e pensionuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të angazhohen për shuarjen e zjarrit në pyje me “Er traektorët”.

Për momentin, Maqedonia e Veriut ka vetëm një pilot për shuarjen e zjarreve me aeroplan në pyje, ngase dy prej tyre këtë pranverë u pensionuan.

Pilot të ri nuk janë pranuar, ngase u caktuan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe nuk mund të ketë konkurs për pranimin e pilotëve të rinj. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)