Zgjedhjet 2024, “Guximshëm për Maqedoni” kërkon votën më 8 maj
Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”....

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, kërkon mbështetjen për ofertën e tyre programore, por edhe për kandidatët për deputet. Sambad Emin, nga ky koalicion, thotë se, ky koalicion, do të punojë për përmirësimin e kushteve të romëve në lagjen e Shuto Orizares, por edhe në vendbanimet tjera, në mbarë vendin.
“Dëshiroj të jap porosi të madhe nga lagja e Shuto Orizares. Ne, si parti për Emancipimin e plotë të romëve, kemi bërë shumë për qytetarët tanë. Meqë keni besim te ne, tani ta arsyetojmë, me votë. Me 8 maj, ju ftoj të gjithëve, të dilni, ta jepni votën tuaj.” – tha Sambad Emin nga “Guximshem për Maqedoni”.
Edhe Jordan Nikollov, nga njësia zgjedhore 3, ka kërkuar nga qytetarët, ta mbështesin këtë koalicion, duke premtuar përmirësimin e ekonomisë së vendit, si dhe investime në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
“Gjatë takimeve me bujqit në njësinë e tretë zgjedhore, shumë qytetarë, e theksuan problemin e madh me legalizimin e fermave. Sa për ilustrim, për seriozitetin e këtij problemi, kur bëhet fjalë për investime për paisjen e fermës, nëpërmjet masës nga IPARD-i.” – deklaroi Jordan Nikollov, Bartës në njësinë e 3-të nga “Guximshëm për Maqedoninë”.
Problem paraqitet çështja e posedimit të objektit legal, tha, Nikollov.
Ndërsa, kryetari i partisë “Integra”, Lupço Ristovski, tha se, gjatë këtyre ditëve, e kanë prezentuar ofertën e këtij koalicioni, prandaj presin mbështetjen e qytetarëve, për kandidatët për deputet, në zgjedhjet e 8 majit.
“Të mërkurën, ju zgjidhni se si ju, do të jetoni pas zgjedhjeve, a dëshironi përsëri të vazhdojë pushteti apsolut, që është apsolutisht i korruptuar. Sipas teorive të shkencave politike, lordi Tenkton, ka thënë, pushteti apsolut apsolutisht korrupton.” – u shpreh Kryetari i Partisë “Integra”, Lupço Ristovski.
Që të mos përballemi përsëri me elemente të regjimit me presione, kanosje, shantazhe, arresime, dhe gjëra tjera të shumta të pa këndëshme, Ristovski, kërkoi nga qytetarët mbshtetje për opcionin që e ofron kolicioni, “Guximshëm për Maqedoninë”. (Sanije Duraku, TVM2)
