Mbytja e familjes Arrazi në Shqipëri, kërkohet ndihma e FA-së për kërkimin e trupave
Polumbarët e RENEA-s...

Polumbarët e RENEA-s, ushtria dhe autoritetet në Malin e Zi, janë ende duke kërkuar për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve, që u hodhën nga ura e lumit Buna mbrëmjen e 2 majit.
Dyshimet janë për një akt vetëvrasjeje si pasojë e dhunës në familje nga kryefamiljari 31-vjeçar Erdgys Arrazi, i dënuar më parë për drogë.
Familjarët e tij i kanë shpallur të gjithë të vdekur në njoftimin për ceremoninë e varrimit të 9-vjeçares, ku nuk ka asnjë emër nga familja e gruas.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi është hedhur nga ura e Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët.
Një ditë më pas Erdgys Arrazi ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por sapo një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjeçare, kryefamiljari u kthye në të dyshuarin kryesor.
“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos ndesha helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë, mu duk ose kukull, ose njeri. Njoftova policine, erdhen e nxoren. Terreni nuk është se është shumë në favor, është e vështirë gjetja e trupave” – kishte thënë peshkatari.
Kërkimet për gjetjen e tre trupave nisën të dielën dhe janë përforcuar këtë të hënë, por ende pa asnjë rezultat. (Luljeta Ndoka, TVM2)
