Marrëdhëniet Kinë-BE, XI nis vizitën në Francë
Marrëdheniet mes Kinës dhe Bashkimit Europian....

Marrëdheniet mes Kinës dhe Bashkimit Europian si dhe sfidat e sigurisë globale janë diskutuar në takimin mes presidentit të Kinës, Xi Jinping, homologut të tij francez, Emanuel Makron dhe shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vizita e Xi-së në Francë përkon me 60-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes Francës dhe Kinës.
Kjo është vizita e parë e udhëheqësit kinez në Evropë, që nga viti 2019.
Gjatë turneut evropian, ai do të vizitojë edhe Serbinë e Hungarinë.
“E ardhmja e kontinentit tonë varet nga aftësia jonë për të vazhduar marrëdhëniet e balansuara me Kinën.” – tha Presidenti i Francës, Emanuel Makron.
“Kina dhe Unioni Europian, si dy fuqi të rëndësishme në botë, duhet të vazhdojnë të konsiderohen mes vete si dy partnerë, të jenë të përqëndruar në dialogun dhe bashkëpunimin mes tyre dhe të thellojnë komunikimin strategjik.” – deklaroi Presidenti francez, Xi Jinping.
“Unioni Europian dhe Kina duan marrëdhënie të mira mes tyre. Marrë parasysh peshën globale që mbart Kina, synimi ynë kryesor është që të sigurojmë respekt të ndërsjellë, t’i ikim keqkuptimeve dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për sfidat globale.” – u shpreh shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Fitore Demolli, TVM2)
