Besimtarët ortodoks kremtojnë Pashkët
Besimtarët ortodoks sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët, ditën kur besohet se Jezu Krishti e ka dëshmuar fuqinë e tij dhe është ringjallur nga të vdekurit...

Me rastin e Pashkëve sot në të gjitha tempujt krishterë mbahet liturgji.Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.
Ceremonitë e kësaj dite të rëndësishme që kulmon një seri ritesh dhe ceremonish fetare që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes.
Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Kjo festë është ndërthurje e fesë dhe traditës, ndërkaq fillon të Enjten e madhe që para lindjes së diellit, kur amviset i ngjyrosin vezët e të kuqe të Pashkëve. Pashkët u festuan edhe në Shqipëri dhe Kosovë.Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Anastas Janullatos.
Pashkët u festuan edhe në Kosovë ku besimtarët ortodoksë në të gjitha kishat kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.Poashtu miliona besimtar ortodoks në mbarë botën kremtojnë pashkët.Rusët këtë festë e pritën në 28 mij kisha në vend.
Manifestimi qëndror u mbajt në Moskvë ku të pranishëm ishin Kryetari Vlladimir Putin dhe Kryeministri Medvedev.
Poasht mijëra besimtar gjatë ditës së sotme janë mbledhur para Kishës në Jerusalem në ceremoninë e zjarrit të shenjtë.Besmitarët ndiznin 33 qirinj dhe konsiderojnë se zjarri nga qielli I ndez qirinjtë në varrin e Krishtit dhe simbolizon ringjalljen e krishtit.
Kisha e varrit të shenjtë është vendi ku sipas besimit krishter u gozhdua në kryq Krishti, u varros dhe u ringjall.Poashtu në ishullin grek Hios u respektua tradita 125 vjecare për pritjen e pashkëve me fishekzjarre pikërisht në mesnatë.
FLUTURA LATIFI
