Zgjedhjet 2024, jashtë parlamentaret synojnë ulëse në Kuvend
Partitë jashtëparlamentare, të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare....

Partitë jashtëparlamentare, të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kanë shpalosur ofertën e tyre para qytetarëve, duke synuar të fitojnë ulëse në Kuvendin Republikan.
“’AVAJA’ është gjithçka që të tjerët nuk duan, dhe nuk dinë të bëjnë. ‘Avaja’, përfaqëson diçka ndryshe. Ne, angazhohemi për integritet - për ndershmëri, transparencë dhe llogaridhënie në Qeveri. Ne, angazhohemi për njohuri, për politika të bazuara në prova dhe ekspertizë, jo, në përshtatshmëri politike, apo interesa vetiake. Dhe, ne angazhohemi për përparimin kolektiv, për ngritjen e të gjithë anëtarëve të shoqërisë sonë, pavarësisht nga statusi shoqërorë, për ngritjen e popullit tonë.” – tha Kryetari i Partisë “Avaja”, Akif Kariman.
“Ne, duhet të themi mjaft, ‘Avaja’ është këtu, për të ndryshuar të gjitha gjërat, ne duhet të fitojmë.” – tha Qemal Sulejmanov, Bartës liste në Nj.Zgj. 3 nga “Avaja”.
“Vlerësojmë, se prioritet në këto zgjedhje, është të zgjidhet president i shtetit. I ftojmë të gjithë qytetarët, masovikisht të dalin në zgjedhjet e ardhëshme, dhe votën t’a japin për atë kandidat, për të cilin duan.” – deklaroi Kryetari i Lëvizjes “E Di”, Maksim Dimitrievski.
Prioritet e Lëvizjes “ E Di’ për fillimin e bisedimeve për formimin e një Qeverie të ardhëshme funksionale, për periudhën 2024 – 2028, janë: definimi i vijave të kuqe nacionale, në rrugën drejtë integrimit, mbrojtja e gjuhës, historisë, identitetit dhe trashigimisë kulturore, në të gjitha fazat e negociatave.
Kuvendi, të miratojë deklaratë, për vijat e kuqe nacionale të Maqedonisë, shtyerja e implenetimit të amendamenteve kushtetutese, pas pranimit të Maqedonisë në BE.
Lëvizja “E Di” nuk do të marrë pjesë në një Qeveri të ardhëshme, në të cilën BDI, do të ishte partner koalicioni.
“Programi jonë, mundëson që Maqedonia t’i mbulojë në mënyrë të pavarur nevojat e amvisërive për energji elektrike, përmes prodhimit të energjisë, përmes kapaciteteve shtetërore.” – thonë nga Lëvizja “E Di”.
“Demokratët do të angazhohen si përfaqësues i juaji, i votuesve që në Kuvend të sillet ligj, me të cilin do të amnestohen borxhet e qytetarëve të varfër. E jo, të amnestohen politikanët, funksionarët kriminel, të cilët e shkurtojnë dhe vjedhin buxhetin shtetëror. Gjithashtu, do të angazhohemi, që të sjellim ligj, ku presidenti i RMV-së, të mos mund më t’i amnestojë politikanët kriminel. Prandaj, votoni për “Demokratët”, rethoni numrin, 16.” – theksoi Jorgo Ognenovski nga Partia “Demokratët”.
“Porositë e ‘Epokës së tretë të Maqedonisë - Listat e pavarura maqedonase”, së bashku me “Falangën maqedonase”, janë shumë të hapura dhe reale për Republikën e Maqedonisë. Bota ndryshon, Maqedonia ndryshon. Përmes soverenitetit kthehen vlerat, respekti , ndershmëria, rikonstruimi dhe riorganizimi i Maqedonisë me emrin e saj Kushtetues. Retho numrin 12, retho për Maqedoninë e sigurtë” – tha Kryetari i "Epokës së tretë të Maqedonisë/Listat e pavarura maqedonase", Goran Taskovski.
“Është vërtetë, e vështirë në shekullin e 21-të, kur kemi media, media kombëtare që janë radio difuzer që duhet t'i përfaqësojnë dhe të jenë sa më afër qytetarëve, ne të vihemi në pozitën të jetojmë në errësirë mediatike. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që mjetet që ju shpërndanë partive në këtë fushatë janë vërtet të përmasave drastike, pra disa nga opsionet politike kanë ndarë më shumë se nëntë milionë euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka pasur fare ose ato ishin shumë të ulta. Që do të thotë edhe nëse dëshiron të prezantohesh në televizionin kombëtar, mundësia është shumë e vogël.” – tha Kryetarja e “Alternatives se re”, Danela Arsovka.
