Zgjedhjet 2024, filloi heshtja zgjedhore
07.05.2024 09:30
Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore...

Nga mesnata filloi heshtja në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.
Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës.
Diferenca në vota është 1033, përgjithësisht për shkak të moshës madhore të qytetarëve.
Votimi zhvillohet në 3480 qendra votimi dhe votuesit do të mund të vizitojnë qendrën e votimit dhe të votojnë vetëm një herë gjatë ditës.
