Inaugurimi i Putinit bojkotohet nga SHBA dhe disa vende euroopiane

07.05.2024 11:09

Përgjigjet e përfaqësuesve diplomatikë....

Përgjigjet e përfaqësuesve diplomatikë të fuqive perëndimore treguan qëndrimet e tyre të ndryshme për inaugurimin e presidentit rus, i cili nisi një pushtim të Ukrainës pak më shumë se dy vjet më parë.

Ne nuk do të kemi përfaqësuesit tanë në inaugurim". zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matju Miller.

“Ne në asnjë mënyrë nuk i konsiderojmë zgjedhjet në Rusi si të lira dhe të ndershme, por Vladimir Putin mbetet presidenti rus edhe për periudhën e ardhshme”, tha ai.

Kanadaja tha se do të anashkalonte ceremoninë, e cila vjen vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se do të zhvillonte stërvitje taktike të armëve bërthamore që synojnë "ftohjen e kokave të nxehta të Perëndimit".

Në ceremoni nuk do të marrë pjesë as ambasadori i Bashkimit Evropian në Rusi, gjë që është në përputhje me qëndrimin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së.

Njëzet vende të Bashkimit Evropian do të bojkotojnë inaugurimin e Putinit, por shtatë të tjerat pritet të dërgojnë përfaqësues. Përveç Francës, delegatë në inaugurim duhet të dërgojnë edhe Sllovakia dhe Hungaria, thonë dy burime nga radhët e diplomacisë evropiane.

Ministria e Jashtme gjermane u përgjigj se nuk do të merrte pjesë.

Nga ana tjetër, një burim diplomatik në Paris tha se Franca do të përfaqësohet në Moskë nga ambasadori i saj, duke treguar një ndarje për mënyrën se si do të sillet me Rusinë.

“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe popullin rus dhe nuk kemi kërkesa për ndryshim regjimi në Moskë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron të hënën.

Një burim nga Parisi thekson se Franca ka dënuar edhe më parë mbajtjen e zgjedhjeve në kushte represioni dhe privimi të votuesve nga mundësia për zgjedhje të vërteta, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në territoret e pushtuara ukrainase, të cilat Franca e konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendet baltike, të cilat nuk kanë më ambasadorë në kryeqytetin rus, refuzuan kategorikisht të marrin pjesë në inaugurim.

“Ne besojmë se izolimi i Rusisë dhe liderit të saj kriminal duhet të vazhdojë”, tha ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis.

“Pjesëmarrja në inaugurimin e Putinit nuk është e pranueshme për Lituaninë. "Përkrahja e popullit ukrainas që lufton agresionin rus mbetet prioriteti ynë," tha ai.