Botë

Vetëvrasje para ndërtesës së Kongresit në SHBA

12.04.2015 14:46

Në afërsi të pjesës perëndimore të selisë së Kongresit amerikan në Uashington dje janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri...

Policia, e cila është e obliguar për sigurimin e Kapitoll hill, kumtoi se një burrë ka kryer vetëvrasje.
 
Në vendin e incidentit është gjetur një çantë e dyshimtë, të cilën e ka hulumtuar njesiti antiterrorist.
 
Vetëvrasja ka ndodhur në momentin kur nuk mbahen seanca. Ndërtesa e Kongresit dhe rrugët rreth tij menjëherë janë bllokuar për shkaqe sigurie.
 
Megjithatë pas hetimit dyorësh, policia e hoqi ndalesën e vendosur për lëvizje./mia