Botë
Dhjetë të vdekur gjatë kohës së zgjedhjeve në Nigeri
12.04.2015 15:02
Nëntë persona janë vrarë në Nigeri, ku në 29 prej 36 shteteve mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale për guvernatorë...

Zgjedhjet parlamentare mbahen pas fitores së opozitës në garën presidenciale pa precedent, para dy javësh.
Vrasjet kanë ndodhur në shtetin Rivers, i pasur me naftë, ku sipas kandidatit opozitar për guvernator, Dakuk Peterside, janë vrarë tetë ithtarë të tij.
Në ndërkohë, policia kumtoi se në po të njëjtin shtet është vrarë edhe një polic.
Mediet publikuan se një vendvotimi si dhe shtëpisë së komisarit shtetëror për të drejtat e grave u është vënë flaka.
Njëri prej anëtarëve të Komisionit zgjedhor theksoi se tetë vëzhgues të rinj në zgjedhje janë rrëmbyer, ndërsa policia deri në tani ka arritur të lirojë vetëm katër prej tyre./mia
