Botë

Skandal në Poloni, gjenden pajisje përgjimi në ambientet e Qeverisë

07.05.2024 15:15

Skandal i përgjimeve në Poloni...

Skandal i përgjimeve në Poloni. Shërbimet e sigurisë polake gjetën pajisje dëgjimi në një dhomë në Katovicë, ku duhet të mblidhet sot Këshilli i Ministrave. Polonia, e cila është një qendër shpërndarjeje për ndihmën ushtarake perëndimore në Ukrainë, është në gatishmëri të lartë për çdo shenjë të aktivitetit spiunazhi.
 
“Shërbimi i Mbrojtjes Shtetërore në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Brendshme zbuluan dhe çmontuan pajisje që mund të përdoren për përgjim në sallën ku do të mbahet sot mbledhja e Këshillit të Ministrave. Shërbimet po kryejnë një hetim shtesë.”, tha zëdhënësi i Shërbimit të Mbrojtjes Shtetërore, Jacek Dobzinski.
 
Qeveria do të ulet sot në Katovicë, sepse kryeministri Donald Tusk dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen janë të ftuarit kryesorë në forumin ekonomik ndërkombëtar atje. Paraprakisht, Agjencia e Sigurisë së Brendshme dhe shërbimi i kundërzbulimit polak filluan një hetim mbi nivelin e informacionit të klasifikuar në të cilin kishte akses gjyqtari i Gjykatës Administrative Rajonale në Varshavë, Tomas Shmit, i cili kërkoi azil në Bjellorusi.
 
BELINDA KOKA ADEMI