Botë
SHI e sulmoi rafinerinë më të madhe të naftës në Irak
12.04.2015 15:16
Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) dje e sulmoi rafinerinë për naftë në qytetin irakian Baixhi...

Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) dje e sulmoi rafinerinë për naftë në qytetin irakian Baixhi, i cili është më i madhi në vend, por armata irakian arriti ta ruaj kontrollin mbi objektin, konfirmoi një gjeneral irakian.
"Tre xhihadistë vetëvrasës kanë arritur të hyjnë në hyrje të rafinerisë. Ushtarët kanë vrarë dy prej tyre, ndërsa i treti e ka aktivizuar shpërthimin", deklaroi gjenerali.
Forcat irakiane të sigurisë e kanë penguar sulmin dhe rafineria mbetet nën kontrollin e forcave qeveritare. Në përleshje jetën e kanë humbur gjithsej 20 ekstremistë.
Rafineria më e madhe irakiane për një kohë ishte nën kontrollin e xhihadistëve, por në tetor të vitit të kaluar ajo është ndërmarrë me operacion të madh të armatës irakiane dhe mbështetje ajrore të koalicionit, të kryesuar nga SHBA-ja./mia
