Ekonomi

Lidhja e Odave Ekonomike: Polisat, të dëmshpërblehen mjetet prej 15%

07.05.2024 16:29

Lidhja e Odave Ekonomike apelon që të gjendet një zgjidhje me të cilën do të dëmshpërblehen qytetarët....

Lidhja e Odave Ekonomike apelon që të gjendet një zgjidhje me të cilën do të dëmshpërblehen qytetarët, që gjatë regjistrimit kanë siguruar automjetet e tyre me një çmim më të lartë për 15 për qind. Lidhja e Odave Ekonomike mendon se në të ardhmen duhet të përcaktohet qartë se cila masë është në fuqi dhe të mos merren vendime të nxituara që do të dëmtojnë qytetarët. 
 
“Nëse ndonjë vendim është anuluar, sipas logjikës së gjërave në atë periudhë ndërmjetëse duhet të gjendet një zgjidhje se si këto qytetarë apo institucione të dëmshpërblehen. Duhet të përcaktohet qartë se cila masë është në fuqi. Kjo për fat të keq është edhe një dëshmi për mosorganizimin në shoqërinë tonë. Shumë shpesh kemi vendime të shpejta pa parashikim të qartë.”, - theksoi kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angelovski.
 
Se a do t'u kthehen paratë mbi 10 mijë qytetarëve që kanë paguar polisat më të shtrenjta, mbetet për t'u vendosur nga kompanitë e sigurimeve. Në fund të muajit prill, Byroja Nacionale, me kërkesë të kompanive të sigurimit, vendosi rritjen me 15% të çmimeve për autopërgjegjësinë. Pas kësaj, janë ankuar nga Agjencia për Mbikëqyrje, të cilët kanë thënë se rritja e çmimit është e pajustifikuar, në një kohë kur kompanitë kanë fitime solide. Komisioni i Autopërgjegjësisë dha rekomandime për kthimin e çmimeve, të cilat ishin të papranueshme për kompanitë. Fjalën e fundit e kishte Qeveria, e cila i ktheu çmimet në nivelin e 10 ditëve më parë.
 
FLORIJE KAMBERI