EURO 2024 “Veltins arena” me rekord ngjyrash

07.05.2024 17:26

Evropiani I futbollit në Gjermani, po ofrohet dhe të gjithë në mënyrën e tij dëshiron të lërë gjurmë....

Evropiani I futbollit në Gjermani, po ofrohet dhe të gjithë në mënyrën e tij dëshiron të lërë gjurmë. Ne Veltins arena na Shalke, është krijuar një project I jashtëzakonsëm që është shfaqur në ekranin më të madh në botë.
 
Artisti i njohur Christian Nienhaus ka krijuar një vepër unike të bashkëpunimit të artit në prag të Kampionatit Evropian 2024. Në “VELTINS Arena” në Schalke, pritja për Kampionatin Evropian 2024 arrin kulmin kur krijohet një projekt i jashtëzakonshëm, kulturor i artit futbollistik - në ekranin më të madh në botë. 
 
"Fotografia më e madhe në botë" për rekordin botëror Guinness,  u krijua në një ekran prej 12,000 metrash katrorë. Ekipet e reja të futbollit nga të gjitha kombet zbritën në fushë për të rikrijuar lëvizjet historike të futbollit nën drejtimin e Nienhaus. Çdo pjesëmarrës mbante një çantë shpine të mbushur me 25 litra bojë akrilike dhe çdo komb merr ngjyrën e vet. Ngjyrat rrjedhin vazhdimisht nga çanta e shpinës dhe shënon rrugën e secilit lojtar. Këto takime bëhen të dukshme përmes rrugëve përkatëse të karrierës, kryqëzimit të shtigjeve dhe përzierjes së ngjyrave të ndryshme dhe bëhet e qartë se është pikërisht loja që lidh, hap rrugën dhe kapërcen kufijtë - ky është Arti shumëngjyrësh i futbollit. 
 
Ndryshe evropiani I futbollit “Gjermania 2024” në të cilin për herë të dytë do të mer pjesë kombëtarja shqiptare, prej 14 qershor deri më 14 korrik do të transmetohet në programin tonë. (Gazetar Safet Ademi)