NBA play off, Minnesota mundi kampionët e Denver

07.05.2024 17:32

Minnesota ka avansuar me 2-0 në serinë e fitoreve në përballjet me kampionët në fuqi të NBA-së, Denverin....

Minnesota ka avansuar me 2-0 në serinë e fitoreve në përballjet me kampionët në fuqi të NBA-së, Denverin. Skuadra e New York-ut, në ndeshjen e parë të Konferencës së lindjes e mundi Indianën.
 
Minnesota  në fitoren e madhe me 106:80 ndaj kampionëve në fuqi Denverit, në parket u drejtua nga Karl-Anthony Toëns, që shënoi 27 pikë dhe ia doli të kapë 12 topa. Me këtë Minnesota, ka avansuar me 2:0 në serinë e fitoreve të Konferencës së perëndimit. Minesota në këtë përballja ia doli të mbajë Denverin, në shkallën më të ulët të shënimit të pikëve. Jamal Murray  shënoi vetëm 8 pikë, por me 13 topa të kapur, shënoi rekordin e karrierës. Sezonin e kaluar Denveri, në “play-off” humbi vetëm  katër ndeshje, ndërsa në këtë sezonë tani më ka pësuar po aq humbje. Ndeshja e tretë e kësaj serie prej shtatë ndeshjeve të premtën do të luhet në Minneapolis. Skuadra e New York Knicks në ndeshjen e parë ½ finale të Konferencës së Lidjes me 121-117, e mundi Indiana Pacers. Ndeshja e dytë  luhet të mërkurën në mbrëmje në New York. (Gazetar Amir Duraku)
 
NBA –Play off, raundi dytë:
KONFERENCA E PERËNDIMIT
1/2finale:
  • Denver Nuggets - Minnesota Timberwolves 80-106
  • (Minnesota avanson 2-0  në serinë e 4 fitoreve)
 
KONFERENCA  E LINDJES
½ finale:
  • New York Knicks - Indiana Pacers 121-117
  • (New York avanson 1-0  në serinë e 4 fitoreve)