Liga e kampionëve, PSG kërkon finalen e dytë

07.05.2024 17:35

Sonte në ora 21 në program është ndeshja e parë e kthimit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve...

Sonte në ora 21 në program është ndeshja e parë e kthimit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, në të cilën do të përballen PSG dhe Borussia Dortmund.
 
“Milionerët” në Paris, mbrojnë epërsinë  1;0 nga ndeshja e parë e luajtur në Dortmund, ndërsa skuadra parisiene është favorite dhe shpreson se do të sigurojë finale e dytë të Ligës së Kampionëve . PSG  në historinë e tyre në një finale kishin luajtur në vitin 2020, në të cilën u mundën nga Bayern Munich.
 
“Objektivi nuk është të fitosh me dy gola, objektivi është të fitosh, ky është objektivi parë. Po që se fillojmë të mendojmë për dy gola, do dukts e sikurse objektivi ynë po largohet nga ne. Patjetër duhet të shënojmë një gold he më pas gjysmëfinalja do jetë e barabartë. Qëllimi ynë është kualifikimi në finale dhe jemi të vetëdishëm se në këtë ndeshje mund shpejt të shëojmë dy gola por edhe të pranojmë.”, tha Luis Enrique, trajner i PSG-së.
 
Në gjysmëfinalen tjetër, të mërkurën mbrëma, takohen Real Madridi e Bayern Muencheni. (Gazetar Amir Duraku)