MPB, edhe sot mund ti merrni letërnjoftimet e gatshme

08.05.2024 09:55

Nga ora 08:00 deri në 19:00 sot do të punojë Departamenti....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se edhe sot mund ti marrin letërnjoftimet e gatshme.

Nga MPB njoftojnë se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të MPB-së, do të punojnë për lëshimin e dokumenteve personale edhe sot 8 maj 2024 me orar pune nga ora 8 deri në ora 19.

“Njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 03.05.2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t’i marrin ato”, thonë nga MPB.