Zgjedhjet 2024, KShZ: Janë akredituar 1.999 vëzhgues
08.05.2024 10:40
Për ndjekjen e zgjedhjeve të sotme presidenciale dhe parlamentare....

Për ndjekjen e zgjedhjeve të sotme presidenciale dhe parlamentare, më 8 maj janë akredituar gjithsej njëmijë e 999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Pjesa më e madhe e vëzhguesve të akredituar janë vendorë edhe atë njëmijë e 78.
Zgjedhjet po monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes. Po ashtu janë akredituar edhe 66 gazetarë të huaj, nga mediat më të mëdha ballkanike, përfshi mediat nga Kosova dhe Shqipëria.
Misioni i posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, shumica e të cilëve janë vëzhgues të huaj.
Asambleja parlamentare e OSBE-së ka akredituar 138 vëzhgues, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup – 68 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – Komisioni ad hok për vëzhgimin e zgjedhjeve ka akredituar 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa për dialog dhe demokraci Silba 30.
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga Republika e Kosovës ka akredituar 13 vëzhgues, ndërsa Parlamenti Evropian do të ketë 12 vëzhgues në zgjedhjet e 8 majit.(Florije Kamberi, TVM2)
