Zgjedhjet 2024, vazhdon votimi në komunën e Aerodromit
08.05.2024 10:50
Në vendvotimin 26/27 që gjendet në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” të komunës së Aerodromit...

Në vendvotimin 26/27 që gjendet në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” të komunës së Aerodromit, ku ka 676 votues, procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi. Këtë e bënë të ditur kryetarja e këtij vendvotimi, Valentina Terezieva, sipas së cilës, për dallim prej raundit të para të zgjedhjeve presidenciale, dalja në këtë vendvotim në orët e para të procesit votues është më e madhe.
“Deri më tani nuk kemi asnjë lloj problemi, gjithçka po zhvillohet shumë qetë dhe jemi shumë të kënaqur. Shpresojmë se kështu do të jetë deri në fund. Ky vendvotim ka 676 votues edhe për zgjedhjet parlamentare dhe votuesit që erdhën deri më tani kanë votuar për të dy proceset zgjedhore dhe shpresojmë se gjithçka do të jetë në rregull. Kemi përshtypje se kësaj radhe dalja është më e madhe dhe këtë e flasin edhe të dhënat që i kemi. Radhën e fundit deri në këtë moment kishim dalje prej 5%, ndërsa tani deri në ora 9:30 dalja është 7%.”, - theksoi kryetarja e vendvotimit 26/27, Valentina Terezieva.
Qytetarët nga presidenti i ri dhe qeveria e re presin përparim për qytetarët dhe vendin.
“Pres që presidenti ta udhëheqë shtetin përpara.”, - tha një qytetar.
“Cilido që të vjen, të jetë me fat edhe për vendin edhe për ne.”, - tha një qytetar tjetër.
Deri në këto momente, në faqen zyrtare nuk ka të dhëna të përpunuara nga votimi në komunën e Aerodromit. Kjo komunë ka 93 vendvotime me gjithsej 67.169 votues.
SANIJE DURAKU
