Futboll

Portieri legjendar Ceni, shënon golin e 127-të në karrierë

12.04.2015 15:37

Portieri i Sao Paolos, Rogerio Ceni, vazhdon t'i marrë gjuajtjet e lira përkundër moshës së tij, me ç`rast nga mediat braziljane...

Portieri i Sao Paolos, Rogerio Ceni, vazhdon t'i marrë gjuajtjet e lira përkundër moshës së tij, me ç`rast nga mediat braziljane, thuhet se është fantastike vetëm të shkruash për këtë njeri, e lëre më fakti se ai ende luan futboll. 42 vjeçari, ka arritur që të realizojë një tjetër eurogol.

Ai e ka shënuar golin e 127-të në karrierë dhe këtë e ka bërë të shtunën me një eurogol nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen në të cilën Sao Paolo, skuadra e tij, fitoi me 3-0 ekipin e Red Bull Brazilit.

Që një portier të shënojë kaq gola do të jetë e pamundur edhe një kohë të gjatë, shumë shumë të gjatë, e deri atëherë, duhet shijuar magjinë e këtij njeriu që i bën të gjitha në fushë për ekipin e tij.