Zgjedhjet 2024, vazhdon votimi në njësinë zgjedhore 3
08.05.2024 11:45
Në njësinë zgjedhore 3, sipas të dhënave të përpunuara nga Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve....

Në njësinë zgjedhore 3, sipas të dhënave të përpunuara nga Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve, deri në ora 10:45 nga gjithsej 275.034 votues të regjistruar në listën zgjedhore kanë votuar 17.536 qytetarë. Në Komunën e Velesit që është pjesë e kësaj njësie, dalja për zgjedhjet parlamentare ka qenë diku rreth 6.23%. Pra, në 84 vendvotime deri në orën e lartpërmendur kanë votuar 2.763 qytetarë. Ndërsa për ato presidenciale kanë votuar 2.794 votues.
Qytetarët presin që zgjedhjet e dyfishta, pra presidencialet dhe parlamentaret të sjellin një të ardhme më të mirë për ta.
“Të përmirësohet cilësia e arsimit dhe të ngritet në nivel më të lartë. Të ketë kushte më të mira për fëmijët.”, - tha një qytetar.
“Presim gjithçka të jetë më mirë dhe më bukur. Të punojnë për ekonomi më të mirë, në përmirësimin e kushteve infrastrukturore, rroga dhe pensione më të mira.”, - tha një qytetar tjetër.
“Nuk e di çfarë të pres, do të shohim kur do të fillojnë me punë. Normal që presim ekonomi më të mirë dhe stabilitet për vendin.”, - u shpreh një qytetar.
“Pres që përbërja e re e parlamentit të luftojë për uljen e korrupsionit dhe krimit.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
Edhe në komunën e Çashkës, dalja deri në ora 10:45 për zgjedhjet parlamentare ka qenë dikur rreth 7%. Nga gjithsej 6.083 qytetarë me të drejtë vote, të drejtën e votës në 30 vendvotime e kanë shfrytëzuar 400 votues. Për president dalja ka qenë më e ulët 5.50%, ndërsa në numra votuesish kjo përqindje tregon se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 334 qytetar. (Sanije Kasami, TVM2)
