MPB, parregullsi gjatë heshtjes parazgjedhore
08.05.2024 12:03
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar disa ngjarje të kundërligjshme....

Sipas njoftimit me shkrim të kësaj ministrie ka pasur tentativa për ryshfet me dhënien e bonove për karburant nga anëtarë të caktuar të një partie në Kriva Pallankë, si dhe keqpërdorimin e të dhënave personale dhe fletëve të votimit të qytetarëve, të cilët janë ndarë në grupe me qëllim të informimit të një partie të caktuar politike se kush e ka ushtruar të drejtën e votës dhe për kë është votuar në territorin e Ohrit.
“Më 07.05.2024, në koordinim me Prokurorinë Publike Kumanovë, janë ndërmarrë veprime lidhur me një ngjarje ku një person nga Kriva Pallanka ka shpërndarë kuponë për mbushjen e karburantit në një pikë karburanti për disa qytetarë nga Kriva Pallanka. Në ambientet e pikës së karburantit është ushtruar kontroll, ku në prani të J.J. dhe M.G. janë gjetur pesë kuponë për derivate në vlerë prej 1.000 denarësh me datë të vulosur 05.08.2024 dhe një kupon për derivate në vlerë prej 2.000 denarësh, gjashtë kuponë fiskale, ndërsa në çantën e mbajtur nga punonjësi janë gjetur dy kuponë me vlerë 1.000 denarë dhe një llogari fiskale. Merren masa dhe aktivitete për pastrimin e ngjarjes.”, thuhet në komunikatën me shkrim të MPB-së.
Gjithashtu gjatë heshtjes zgjedhore janë raportuar disa raste të propagandimit dhe ofertë ryshfeti, por pas masave të marra nga punonjësit e policisë, këto pretendime nuk janë vërtetuar deri më tani, njoftojnë nga MPB-ja. (Sanije Duraku, TVM2)
