Maqedoni
Deri në orën 11:00, 12.87% kanë votuar për presidencialet dhe 13.96% për parlamentaret
08.05.2024 12:30
KSHZ-ja deri në orën 11:00 i shpalli të dhënat e fundit për rezultatin e zgjedhjeve të dyfishta....

Për zgjedhjet presidenciale, pjesëmarrja është 12.87%. Pjesëmarrja më e madhe është në Probishtip, 27,85, ndërsa më e ulëta në Likovë, 1,76%.
Në zgjedhjet presidenciale u shënua një pjesëmarrje pak më e lartë, në ndryshim nga raundi i parë.
“Vërehet se në Maqedoninë lindore dhe qendrore më shumë votues kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, ndërsa në pjesën perëndimore pjesëmarrja ka qenë më e ulët”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Për zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja është 13.69%. Pjesëmarrja më e madhe është në Krivogashtani, 28,38%, ndërsa më e ulët është në Vrapçisht, 5,2%.
