Futboll

Dështon Barca, Reali afrohet në vetëm dy pikë

12.04.2015 15:38

Barcelona ka lëshuar dy pikë në renditje kundrejt Realit duke shpërdoruar dhe një avantazh prej dy golash në transfertën e Sevillas...

Barcelona ka lëshuar dy pikë në renditje kundrejt Realit duke shpërdoruar dhe një avantazh prej dy golash në transfertën e Sevillas, që tregoi se jo rastësisht nuk humbet në shtëpi prej 32 ndeshjes radhazi.

Në “Ramon Sanchez Pizjuan” u mendua se katalanasit do të bënin festë shumë thjeshtë, por rastet e shumta të shpërdoruara nga blaugranat bënë që skuadra e Enriques të ndëshkohej në pjesën e dytë, nga goli i Gameiros në të 84-tën.

Ndeshja nisi me një gol tjetër fantastik të Messit në minutën e 14-të. Goli i Neymarit në të 31-tën me një goditje dënimi të jashtëzakonshme, krijoi përshtypjen se kishte ardhur momenti që Sevilla të mundej në shtëpi. Por, Banega shtatë minuta më pas tregoi se kishte ende shpresë për Sevillan.

Në pjesën e dytë Barcelona kuptoi se duhet të mbyllte ndeshjen dhe këmbnguli në gjetjen e golit të tretë, por nuk konkretizoi.

Nëse nuk shënon do të pësosh dhe në minutën e 84-t, goli i Gameiros jo vetëm që ndëshkoi Barcelonën, por i shërbeu gjithashtu Realit të afrohet tashmë në vetëm dy pikë, duke e ndezur në maksimum garën për titullin në La Liga, në një kohë kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në mbyllje të sezonit.