Botë
Blinken: Individët që lehtësojnë migrimin e parregullt do të sanksionohen
08.05.2024 17:17
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se....

Uashingtoni do të sanksionojë te gjithe ata që lehtësojnë migrimin e parregullt, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një samiti për migracionin, në Guatemalë.
Ai kritikoi kryesisht fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua me emigrantë aziatikë dhe afrikanë, të destinuara për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Politika e re e kufizimit të vizave shënjestron individët që me vetëdije ofrojnë transport për personat që kërkojnë të migrojnë në mënyrë të parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua”, tha Blinken.