Maqedoni
Zgjedhjet 2024, vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, në terren
08.05.2024 19:02
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor po ndiqet nga qindra vëzhgues vendor...

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor po ndiqet nga qindra vëzhgues vendor dhe të huaj. Vëzhguesit e OSBE ODIHR-it ndjekin procesin ndërsa me konkluza do të dalin pasi tëgrumbullojnë informacionet nga të gjitha vendvotimit.
Ndërkaq, vëzhguesit e Organizatës Civil kanë dalë me vlerësime të pjesëshme rreth procesit dhe kanë konstatuar disa shkeje.
“Misioni ynë ndërkombëtar i vëzhgimit të procesit zgjedhor vlerëson nëse ato kryhen sipas detyrimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit të brendshëm. Jemi rreth 300 vëzhgues nga OSBE-ja, të shpërndarë në të gjithë vendin, kjo është një prezencë solide e shoqëruar nga partnerët tanë. Nga Asambleja Parlamentare jemi rreth 56 vëzhgues nga 25 vende dhe ajo që është e rëndësishme në ditën e zgjedhjeve dhe në procesin më pas është që ne të mbledhim të gjitha vëzhgimet tona dhe t'i bashkojmë ato. Kjo është gjëja e rëndësishme e gjetjeve dhe deklaratave tona e kështu me radhë.”, - deklaroi shefja e misionit të AP-së, OSBE, Karina Odebrik.
“Dita filloi qetë dhe deri tani nuk janë vërejtur shqetësime serioze të procesit zgjedhor. Nga raportet tona të deritanishme ka disa parregullsi që janë minore, mirëpo mbi 20 raporte që kemi i zgjodhëm disa. Në vendvotim në Aerodrom, anëtarët e këshillit zgjedhor pyesin me zë të lartë se pse disa qytetarë nuk e pranojnë njërën nga fletëvotimet. Janë shtuar thirrjet për bojkot përmes grafiteve dhe rrjeteve sociale. Disa anëtarë kanë kërkuar që të mos votohet për çështje fetare.”, - u shpreh Diana Tahiri nga CIVIL.
FARIJE DAUTI BAKIU
